Bisedat në WhatsApp: Haxhiu pa i lexuar thotë se nuk bëhet fjalë për korrupsion

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në Whatsapp mes zyrtarëve të shtetit përfshirë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtit, të cilat dyshohet se lidhen me tenderë dhe zhvillime në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Haxhiu ka deklaruar se pas këtyre mesazheve qëndron Prokuroria Speciale, e cila sipas saj, po…

Lajme

05/02/2025 22:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në Whatsapp mes zyrtarëve të shtetit përfshirë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtit, të cilat dyshohet se lidhen me tenderë dhe zhvillime në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Haxhiu ka deklaruar se pas këtyre mesazheve qëndron Prokuroria Speciale, e cila sipas saj, po fshihet pas individëve që tentojnë ta godasin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ka manipulime të shumta. Unë mendoj që Prokuroria Speciale duhet të dale publikisht se çka janë këto mesazhe, kush i ka pasë këto mesazhe dhe kush i ka qitë këto mesazhe? Jo të fshihen Prokuroria Speciale siç po bëjnë”, ka deklaruar Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Mesazhet e publikuara, ministrja e Drejtësisë i ka quajtur si “hakmarrje e pastër” e Blerim Isufajt, i cili nuk kishte arritur të bëhej prokuror.

“Çka është kjo qasje e ulët? Veç pse Blerim Isufaj s’ka mujtë me u bo kryeprokuror, tash të gjithë arsenalin e gjuan kundër VV-së. Hakmarrje e pastër”, ka thënë Haxhiu.

Ajo është shprehur e bindur se Kurti, Rizvanolli, Kusari-Lila, Nagip Krasniqi dhe Besnik Bislimi, të cilët janë të përfshirë në këto mesazhe nuk e kanë as edhe një aferë korruptive.

“Unë nuk i kam lexuar fare. Hiç asnjë pike nuk janë shqetësuese. Asnjëri prej tyre nuk përfshihet në afera korruptive. Le të del Prokuoria Speciale dhe të mos fshihet para individëve që tentojnë me e godit VV-në kaq shumë”, ka thënë ajo.