Biraghi i motivuar para ‘Derby della Madonnina’: Është ndeshje shumë e rëndësishme

Mbrojtësi i Inter, Cristiano Biraghi, ka dhënë disa komente para ‘Derby della Madonnina’.

Sport

06/02/2020 21:47

Inter dhe Milan do të vihen përballë njëra tjetrës për një prej ndeshjeve më interesante në Serie A.

Para kësaj ndeshje, emocionet janë të shumta edhe për Biraghi, i cili këtë edicion po aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes ‘Zikaltër’.

Lojtari ka bërë të ditur se kjo është ndjenjë e veçantë, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e madhe të ndeshjes.

Është ndeshje e rëndësishme për tifozët dhe gjithë shoqërinë. Përgatitjet mbesin të njëjta, por mentalisht ne do provojmë të bëjmë edhe më shumë” ka thënë Biraghi, transmeton lajmi.net.

“Është ndjenjë e veçantë kurdo që vesh këtë fanellë. Ishte një synim që kisha vendosur për vetën dhe kur arrin diçka si kjo, është gjithmonë kënaqësi” ka thënë tutje mbrojtësi i Inter.

Tutje, Biraghi ka folur edhe për lojtarin që kishte si model gjatë viteve që rritej si lojtar.

“Kur isha i vogël, pëlqeja të shihja Maicon duke luajtur. Tek rritesha, kishte shumë mbrojtës krahu të mirë, por Maicon ishte rroli model” ka shtuar Biraghi ndër të tjerash.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do t’ia besojë lojtarit pozitën e titullarit, në ndeshjen kundër Milan. /Lajmi.net/