Binotto: Nuk shoh arsye pse s’mund t’i fitojmë 10 garat e fundit
Sezoni 2022 në Formula 1 ka edhe 10 gara të mbetura në kalendar. Max Verstappen i Red Bull është lideri kampionatit, kurse piloti i Ferrari, Charles Leclerc është në pozitën e dytë. Edhe në nivel konstruksionesh, Red Bull është lider, me Ferrari prapa. Megjithatë, Mattia Binotto nuk ka humbur shpresat për titull kampioni. Ai beson…
Sport
Sezoni 2022 në Formula 1 ka edhe 10 gara të mbetura në kalendar.
Max Verstappen i Red Bull është lideri kampionatit, kurse piloti i Ferrari, Charles Leclerc është në pozitën e dytë. Edhe në nivel konstruksionesh, Red Bull është lider, me Ferrari prapa.
Megjithatë, Mattia Binotto nuk ka humbur shpresat për titull kampioni. Ai beson se skuadra e tij mund t’i fitojë 10 garat e fundit të sezonit.
“Ajo në çfarë jemi të fokusuar është të provojmë të fitojmë secilën garë dhe të marrim rezultate maksimale nga to. Nuk ndodhi në Paul Ricard, por mendoj se ne jemi të fokusuar të shkojmë në Hungari për 1-2”, ka thënë Binotto, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se secila garë vlen sa tjetra. Në fund të sezonit bëjmë matjet dhe shohim ku do të jemi. Ajo që është me rëndësi të shohim është një pako e mirë. Nuk ka arsye pse të mos fitojmë 10 garat e fundit”, tha mes tjerash shefi i Ferrari në F1.
Verstappen ka 233 pikë në pozitën e parë në kampionat, kurse Charles Leclerc e ndjek nga prapa me 170 pikë të grumbulluara, derisa në nivel konstruktorësh Red Bull prin me 396 pikë, ndjekur nga Ferrari me 314. /Lajmi.net/