Binjaket me origjinë shqiptare që janë bërë hit në TikTok
Aisha dhe Azra Mian janë dy motra binjake me origjinë gjysmë-pakistaneze dhe gjysmë-shqiptare.
Fun
Ato janë bërë të njohura fillimisht në vitin 2014, kur krijuan kanalin e tyre në YouTube “MianTwins” dhe më pas në 2017-ën, ku videot e tyre i zhvendosën në kanalin “Squared”. Sidoqoftë, famën më të madhe, binjakeve ua dha platforma e TikTok, ku shumë shpejt profili i tyre i përbashkët, por edhe profilet personale të secilës prej motrave, u bënë virale.
Aktualisht, ato numërojnë mbi 2.5 milionë ndjekës dhe mbi 80.5 milionë pëlqime. Në disa prej videove të fundit të TikTok, binjaket shfaqen në video me Bebe Rexhën, me mbishkrimin në video:
“My fellow Albanian” (Mikja ime shqiptare)
@miantwins@beberexha @itstaylerholder @sjbleau with my fellow Albanian ???
@miantwinsLove both equally tho ❤️ #ColorCustomizer #mixed #pakistani #albanian #muslim
Në video të tjera, ato bëjnë “sfidat e kulturës”, për shembull: Cili vend (Shqipëria apo Pakistani) ka muzikën më të mirë, ushqimin më të shijshëm etj, apo edhe video gazmore me kërcimet “popullore” shqiptare, transmeton Lajmi.net.
Azra dhe Aisha, sidoqoftë, kanë lindur dhe janë rritur në New York dhe janë 19 vjeç. Mamaja e tyre është shqiptare dhe babai nga Pakistani. Binjaket, kanë edhe dy motra më të mëdha me emrin Jannat dhe Jasmina. Nëse jeni në TikTok, me siguri jeni hasur me një prej videove të tyre dhe nëse jo, sapo i njohët tani. /Lajmi.net