“Binjaket” Jennifer dhe Katie

Jennifer Aniston dhe Katie Holmes “kopjojnë” njëra-tjetrën në veshje. Ato u panë të kenë veshur një bluzë të zezë me vija të bardha katrore, anipse secila e kishte veshur sipas stilit të saj.

ShowBiz

30/09/2013 16:04

Edhe të famshmit veshin gjëra të zakonshme.

Këtë të premte që po e lëmë pas, Jennifer Aniston dhe Katie Holmes janë parë të kenë veshur një bluzë të zezë me vija të bardha katrore, anipse secila e kishte veshur sipas stilit të saj.

Shija e modës e Jen’it është më e ashpër (ndoshta është e inspiruar nga i dashuri i saj i “fortë”), dhe ajo e kombinoi këtë bluzë me një kapele të stilit Fedora. Në ndërkohë, Katie, bluzën e saj e kombinoi me një palë xhinse dhe një rrip të kaftë.

Pra, a është imitim mode që të veshësh të njejtën bluzë në të njejtën ditë si një aktore tjetër? Jo. Në fakt, ne e duam këtë bluzë shumë, javën tjetër Katie dhe Jen do të “shtyhen” se “kujt i rrinte më bukur”, dhe këtë do e bëjnë veç për ne.