Billie Eilish shënon suksesin e radhës

Billie është artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave Bond.

ShowBiz

24/02/2020 18:21

“No Time To Die” nga Billie Eilish është shndërruar në këngën e dytë të serisë së filmave James Bond, e cila kryeson tabelën e hiteve single në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë sukses më parë e kishte arritur Sam Smith me “Writing’s On The Wall” për James Bondin: Specter në vitin 2015.

Eilish, e cila u bë 18-vjeçate në dhjetor, është artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave Bond.

Ylli performoi “No Time to Die” live për herë të parë këtë javë, në Brit Awards në Londër. Ajo gjithashtu mori çmim në kategorinë  për femrat më të mira ndërkombëtare në këtë ceremoni.