Gazetari i BILD: Ronaldo “mollë sherri” mes Tuchel dhe Boehly, trajneri s’e donte lojtarin, presidenti insistonte

Ndonëse rezultatet jo të mira në dy ndeshjet e fundit mund ta përbëjnë arsyen kryesore pse Thomas Tuchel është larguar nga Chelsea, BILD zbulon edhe një detaj interesant që mund t’i ketë ndihmuar këtij procesi. Është pikërisht gazetari i prestigjiozes gjermane, Christian Falk, ai që raporton se trajneri gjerman pati një mospajtim me presidentin e…

Sport

07/09/2022 19:22

Ndonëse rezultatet jo të mira në dy ndeshjet e fundit mund ta përbëjnë arsyen kryesore pse Thomas Tuchel është larguar nga Chelsea, BILD zbulon edhe një detaj interesant që mund t’i ketë ndihmuar këtij procesi.

Është pikërisht gazetari i prestigjiozes gjermane, Christian Falk, ai që raporton se trajneri gjerman pati një mospajtim me presidentin e “bluve”, Todd Boehly, në lidhje me mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos.

 

Portugezi ishte shumë i përfolur për një kalim në “Stamford Bridge”, por vetë Tuchel u shpreh kundër kësaj lëvizjeje.

Ndryshe nga ai mendonte presidenti i ri i klubit që ishte shumë i interesuar që ta kishte lojtarin në skuadër.

Në lidhje me këtë çështje fitimtar doli Tuchel, mirëpo këtë epitet ia rrënuan ndeshjet pasuese të cilat nuk i dhanë shumë të drejtë sa u përket përzgjedhjes së lojtarëve në merkato. /Lajmi.net/