Bild mohon marrëveshjen mes Barcelonës dhe Haaland

Dje, ka pasur raportime të shumta nga mediat spanjolle, që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka marrëveshje me agjentin Mino Raiola për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.

Sport

05/01/2022 16:42

Sipas “Deportivo Cuotro”, Laporta ka marrëveshje me Raiolan për Haaland dhe që marrëveshja do realizohet nëse katalunasit kanë para të mjaftueshme për të rivalizuar transferimin, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, mediumi spanjoll shtonte se Haaland nuk dëshiron të luajë me Kylian Mbappe, prandaj Barcelona ishte prioritet për norvegjezin.

Sidoqoftë, këto spekulime i ka hedhur poshtë mediumi më i madh gjerman, “Bild” që thotë se s’ka asnjë marrëveshje mes palëve.

“Nuk është e vërtet. Nuk ka ndonjë marrëveshje mes Haaland dhe Barcelonës”, shkroi gazetari Jan Aage Fjortoft.

Ndërkohë, thuhet se dy klubet spanjolle duan ta kompletojnë marrëveshjen me Haaland para 1 shkurtit./Lajmi.net/