BILD: Bayerni e refuzon edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Lewandowskin

Bayern Munich e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Sport

30/06/2022 11:27

Në bazë të asaj që raporton Sport Bild, oferta e “blaugranave” ishte 40 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse, transmeton lajmi.net.

Bavarezët ende nuk po pajtohen me idenë e ikjes së polakut nga “Allianz Arena”, andaj duan ta mbajnë “me hir ose pahir” në skuadër.

Vetë lojtari deklaroi se dëshiron të ndërrojë ambient, por kërkesa e tij aktualisht po has në veshë të shurdhër. /Lajmi.net/