Bilbao bën një transferim të bujshëm nga Juventus

Athletico Bilbao është duke përgatitur një transferim të bujshëm, duke dëshiruar transferimin e Gonzalo Higuain nga Juventus.

Sport

03/03/2020 16:41

Sulmuesi argjentinas, që ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021, mund të rikthehet në La Liga.

32 vjeçari që në të kaluarën ka veshur fanellën e Real Madrid, po kërkohet nga baskët e Athletico Bilbaos.

Transferimi i një sulmuesi me kaq emër, do të shkaktonte bujë të madhe te skuadra baske, sulmin e të cilëve e udhëheq 37 vjeçari Artiz Adruiz.

Problemi i vetëm për transferimin e Higuain te Bilbao, është paga e tij e madhe te Juventus, ku fiton shtatë milionë euro.

Kujtojmë se Higuain gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e River Plates, Napolit, Milanit dhe Chelseas./Lajmi.net/