Bikinit e vogla i zbulonin shumë, e ëma ‘ngacmon’ Ritën me këtë koment
Rita Ora ditët e fundit ‘ndezi’ rrjetin me fotografi atraktive.

ShowBiz
Rita Ora ditët e fundit ka shijuar disa ditë pushim, pasi punoi intenzivisht për albumin e ri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja së fundi ka postuar disa fotografi me bikini ngjyrë ari, në të cilat edhe këtë herë provokoi me paraqitjen.
Bikinit më të vogla se përmasat e saj, vunë në pah fizikun e këngëtares, e cila po merrte rreze dielli.
Nuk mungoi komenti i nënës së saj, e cila i shkruan “Po qaj peni shume i hollë koka”, duke e ‘ngacmuar’ për bikinit e vogla.
Rita Ora së fundi ka nisur lidhje të re dashurie me Romain Gavras, me të cilin shijoi pushimet në Ibiza. /Lajmi.net/