BIK-u e caktoi vlerën e kurbanit 160 euro, fermeri nga llapi i zhgënjyer me çmimin
Në prag të festës së Kurban Bajramit, kërkesa për blerjen e kurbanve është rritur e edhe çmimi i tyre ka pësuar ngritje. Bashkësia Islame e Kosovës e ka caktuar vlerën e kurbanit 160 euro, por fermerët nuk janë të kënaqur me këtë çmim. Fermeri nga llapi ka thënë se ky çmim është zhgënjyes pasi ka…
Lajme
Në prag të festës së Kurban Bajramit, kërkesa për blerjen e kurbanve është rritur e edhe çmimi i tyre ka pësuar ngritje.
Bashkësia Islame e Kosovës e ka caktuar vlerën e kurbanit 160 euro, por fermerët nuk janë të kënaqur me këtë çmim.
Fermeri nga llapi ka thënë se ky çmim është zhgënjyes pasi ka disa kritere për blerjen e një kurbani.
“Delja duhet të jetë më e madhe se gjashtë muaj, nuk duhet me u kanë qorr, nuk duhet me u kanë sakat, nuk duhet me u kanë edhe shumë e vjetër- Nëse i mungon gjysma e dhëmbëve deles, nuk blehet për kurban”, ka thënë ai duke treguar se 160 euro është pak për një dele me kushte të tilla.
Ai ka thënë se çmimi në fermën e tyre për një kurban është 200 euro. /Lajmi.net/
Video: