BIK-u dënon aktin terrorist në Paris
Bashkësia Islame e Kosovës i ka dërguar një letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me rastin e “vrasjes së punonjësve në zyrat e revistës Charlie Hebdo në Paris, nga sulmi terrorist”.
Lajme
Në letrën e nënshkruar nga Myftiu Naim Tërnava thuhet se “Bashkësia Islame e Kosovës e dënon ashpër këtë akt terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm”.
“Vlerat njerëzore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo edhe përkatësi fetare, dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.