BIK-u del me njoftim për parapërgatitjet për Haxh: Besimtarët do të udhëtojnë me 24 maj

Bashkësia Islame e Kosovës ka dal me një njoftim mbi parapërgatitjet që po bëhen për udhëtimin në Haxh për këtë vit. Në njoftim, BIK lajmëron se sot mbajti në mbledhje, ku një nga temat e diskutimit ishte parapërgatitjet e Haxhit 2025, transmeton lajmi.net Tutje, në njoftimin e bërë, BIK tha se besimtarët e parë do…

Lajme

15/05/2025 13:20

Bashkësia Islame e Kosovës ka dal me një njoftim mbi parapërgatitjet që po bëhen për udhëtimin në Haxh për këtë vit.

Në njoftim, BIK lajmëron se sot mbajti në mbledhje, ku një nga temat e diskutimit ishte parapërgatitjet e Haxhit 2025, transmeton lajmi.net

Tutje, në njoftimin e bërë, BIK tha se besimtarët e parë do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta me 24 maj 2025.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Në këtë mbledhje u diskutua raporti i aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe u diskutua për parapërgatitjet e Haxhit 2025.
Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025./lajmi.net/