BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi, ku tha se përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve. “Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky…

Lajme
Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi, ku tha se përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve.
“Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut.