Biglia: Kanë lindur dyshime mbi Milan

Lucas Biglia është shprehur i mërzitur pas humbjes së pësuar ndaj Inter, në derbin lokal të Milanos.

Sport

22/09/2019 11:00

Mesfushor i Milan, Biglia, ka bërë të ditur se dyshimet mbi skuadrën kanë nisur qysh në xhiron e parë, pas humbjes minimale ndaj Udinese.

Mbrëmë ‘Rosoneri’ janë mposhtur me rezultatin 0:2 nga rivalët lokal, Inter, duke bërë kështu që situata të jetë akoma më e keqe brenda kampit.

“Goli i parë na humbi fokusin pastaj kemi bërë gjithçka gabim” ka thënë Biglia, transmeton lajmi.net.

“Dëshironim tri pikët sepse ka kaluar kohë që kur Milan ka fituar derbin. Thjesht duhej të bënim më shumë se kaq” shtoi argjentinasi.

“Humbja nga Udinese në xhiron e parë bëri që ët lindin disa dyshime. Duhej të ishim më të relaksuar dhe të fokusuar. Kemi kualitetin, kemi nevojë vetëm për disa shtesa si posedimi dhe presingu” ishin fjalët e Biglia.

Biglia është paraqitur nga minuta e parë në ‘Derby della Madonnina’. /Lajmi.net/