Big Brother Vip Albania 3 fillon me 13 janar, zbulohen opinionistët
Edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania do të filloj me 13 janar të vitit 2024. Që nga dhënia e këtij informacioni rreth datës së fillimit, janë aluduar emra të shumtë që do të marrin pjesë në këtë edicion. Përmes promos zyrtare të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Instagram, publiku…

ShowBiz
Edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania do të filloj me 13 janar të vitit 2024.
Që nga dhënia e këtij informacioni rreth datës së fillimit, janë aluduar emra të shumtë që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Përmes promos zyrtare të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Instagram, publiku është informuar se Ledion Liço do të jetë moderator.
Për të tretin vit radhazi, Arbër Hajdari do të jetë i ulur në kolltukun e opinionistit.
Krah tij do të jetë deputetja Oriela Nebiaj, e cila është larguar nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses.
Në televizion rikthehet përsëri për të komentuar ngjarjet dhe situatat që do të ndodhin në Big Brother VIP Albania 3. /Lajmi.net/