Big Brother: Danieli dhe Fotinia të dashuruar, bëjnë skena të nxehta në dush (Video)

Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania”, i njohur tashmë si edicioni i dashurisë mesa duket ka bërë bashkë jo vetëm çiftet që janë futur brenda, por edhe çifte të rinj.

ShowBiz

30/03/2017 17:39

Danieli dhe Fotinia janë dy banorët të cilët kanë krijuar një simpati të veçantë për njëri-tjetrin që në momentin e hyrjes në shtëpi.

Të shtunën e kaluar madje ata u futën edhe në shtëpinë e çifteve së bashku, si më të votuarit nga publiku.

Ndërsa ndodhen në zonën ku ka vetëm çifte, ata po shijojnë mjaft mirë njëri-tjetrin, teksa kanë filluar të dhurojnë edhe puthjet e para.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) ata kanë bërë edhe dush së bashku, teksa kanë dhuruar për shikuesit skena “të nxehta”, ku shfaqeshin duke u puthur së bashku në dush.

Videoja e publikuar në faqen e Olti Currit në Facebook, është komentuar shumë nga ndjekësit e spektaklit.