Big Basta fyen rëndë grekët!?

Edhe një hit i ri, apo një zemërim i çastit i Hip Hop artistit shqiptar, aktualisht nuk dihet.

ShowBiz

01/05/2015 15:22

“T’q… vizën e grekut, për turizëm e kemi bregdetin, midis plazhit ja jap nënës lekun…respekt!”, kështu ka shkruar përbri një fotoje të publikuar në Instagram, Big Basta, ku shihet një kapele e kuqe me shqiponjë të zezë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për vargjet e ndonjë kënge të re që po përgatit hip-hop artisti shqiptar, Gerald Xhari, i njohur më mirë me nofkën Big Basta, transmeton Telegrafi.

Por, duke marrë për bazë personat që ka selektuar, të tillë, si reperat kosovar, McKresha dhe Lyrical Son, si dhe parashtesës Shqip Hip Hop, atë herë na bën që të aludojnë se po bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri të treshes së famshme shqiptare.

Mbetet të shihet në të ardhmen se për çfarë po bëhet fjalë, por mund të theksojmë se McKresha dhe Lyrical Son në të kaluarën kanë sjell hite të mëdha. lajmi.net