Bien të hyrat në Kosovë
Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2014 ishin 1,349.5 milion euro.
Lajme
Krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie prej 0.5% të të hyrave.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 74% të totalit të të hyrave. Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Kështu thuhet në publikimin e statistikave rë Llogarive Qeveritare të Kosovës për vitin 2008-2014., publikim ky që paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Në vitin 2014 totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,512.1 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje 32%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 27%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 19%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.