Bie tavani i zyrës për Shërbime Sociale në Lipjan- dy punonjës të lënduar
Dy punonjës raportohet të jenë lënduar në zyrën për Shërbime Sociale në Komunën e Lipjanit. Lëndimet raportohet të jenë shkaktuar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës në fjalë. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipi emergjent i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Objekti në fjalë ishte renovuar në nëntor të…

Lajme
Dy punonjës raportohet të jenë lënduar në zyrën për Shërbime Sociale në Komunën e Lipjanit.
Lëndimet raportohet të jenë shkaktuar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës në fjalë.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipi emergjent i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Objekti në fjalë ishte renovuar në nëntor të vitit të kaluar.
Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende deklarim nga Policia e Kosovës, për të ditur detajet e mëtejshme./Lajmi.net/