Bie sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani
Vlera e kriptomonedhës Bitcoin po vazhdon të lëviz ditë pas dite.
Auto & Tek
Në ditët e fundit vlera e Bitcoin ka pasur ulje të konsiderueshme, shkruan lajmi.net.
Tani një Bitcoin ka vlerë prej 41 mijë e 900 dollarë, apo dy mijë më pak se sa para disa ditësh.
Trendi i vlerës së kësaj kriptomonedhe gjatë këtij viti ka pasur vetëm ulje, duke i bërë pesimist shumë njerëz që donin të investonin në të.
Megjithatë, ekspertët parashikojnë rritjen afatgjatë të çmimit të Bitcoin që mund të shohë që vlera e tij të arrijë më shumë se 100,000 dollarë deri në vitin 2023, pavarësisht shqetësimeve për paqëndrueshmëri. /Lajmi.net/