Bie numri i vizitorëve në hotele, ASK: Rënia e përgjithshme është për 3,2%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2026. Në këtë statistika, ASK njofton se kaq pasur më pak vizitorë në hotele për janar 2026 sesa një vit më parë Në janar 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 66 980 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 377 dhe vizitorë…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2026.
Në këtë statistika, ASK njofton se kaq pasur më pak vizitorë në hotele për janar 2026 sesa një vit më parë
Në janar 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 66 980 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 377 dhe vizitorë të jashtëm ishin 39 603. Krahasuar me muajin janar të vitit 2025 (sa ishin 69 227 vizitorë) pati rënie të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,2 %.
Numri i net-qëndrimeve ishte 126 838, prej tyre 71 197 (56,1 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 55 641 (ose 43,8 %) nga vizitorët e brendshëm.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 10 868 vizitorë dhe me 32 372 net-qëndrime.
Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2025) pati një rënie të vizitorëve për 4,4 %.
Në total, 39 603 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.
