Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë
Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri, mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës me theks të veçantë në kryeqytet.
Lajme
Megjithatë numri i tyre ka shënuar trend të uljes.
Policia e Kosovës përmes një përgjigje elektronike kanë konfirmuar se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 janë evidentuar 305 raste të lypsarëve, ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ky numër ka rënë në 156 raste, raporton Tribuna Channel.