Bie një veturë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, ku si pasojë, një veturë ka rënë në liqe.

Lajme

25/10/2020 10:00

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, për të nxjerrë veturën e cila ka rënë në liqe.

Sipas raportimit të mediave lokale, në veturë ka qenë një grua, e cila është nxjerrë me kohë dhe ka shpëtuar.

“Sot në mëngjes, një veturë e tipit Golf VI, ka përfunduar në mes të ujit të liqenit akumulues në Mitrovicë, por fatmirësisht pa viktima. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, vetura ka rënë derisa ishte duke e vozitur një grua, por fal intervenimit të kamerierëve që punojnë në restorantet afër, kanë arritur që me kohë ta largojnë gruan nga vetura”, shkruajnë mediat lokale.