Bideni vazhdon kufizimet e udhëtimit me Evropën e Brazilit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër sot duke ndaluar shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që së fundi kanë qenë në Afrikë të Jugut nga futja në SHBA. Kjo do të hyjë në fuqi nga e shtuna, raporton agjencia Reuters.

Bota

25/01/2021 21:21

Biden po ashtu ka urdhëruar të vazhdohet ndalesa e hyrjes, e paraparë të skadonte nesër, për gati gjithë udhëtarët jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Britani të Madhe, Irlandë dhe 26 shtete në Evropë.

“Me përkeqësimin e situatës me pandeminë dhe përhapjen e variantit më ngjitës, nuk është koha të heqim kufizimet nga udhëtimet ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut nuk ka komentuar.

Disa zyrtarë të Shëndetësisë janë të shqetësuar se vaksinat mund të mos jenë efikase ndaj variantit të koronavirusit që po përhapet në Afrikë të Jugut. Po ashtu ka shqetësime nga riinfektimi.