Biden do të nënshkruajë dhjetë urdhra ekzekutivë lidhur me COVID-19

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, do të nënshkruajë dhjetë urdhra ekzekutivë për të forcuar luftën kundër COVID-19.

Bota

21/01/2021 20:09

Biden ka thënë se nuk ka asnjë sekondë më shumë për të humbur kur bëhet fjalë rreth asaj për të vënë nën kontroll situatën me COVID-19.

“Kjo është arsyeja pse sot, unë do të nënshkruaj veprime ekzekutive për të zgjeruar testimin, për të rritur numrin e vaksinave dhe për të rihapur në mënyrë të sigurt shkollat dhe bizneset”,ka shkruar Biden në rrjetin social Facebook.

Ai dje pati ceremoninë e inaugurimit të tij si president i 46-të i Amerikës, shkruan BBC.