Beyonce përdor telefonin e fansit

Diva e muzikës, Beyonce ka qenë protagoniste e një gjesti të rrallë, teksa po këndonte në koncertin e saj në Australi. 32 vjeçarja ishte duke e kënduar këngën e saj ‘Love on Top’ kur iu afrua një fansi të saj, dhe ia mori telefonin celular, duke e afruar tek veshi, kinse po fliste me të.…

ShowBiz

09/11/2013 10:03

Diva e muzikës, Beyonce ka qenë protagoniste e një gjesti të rrallë, teksa po këndonte në koncertin e saj në Australi.

32 vjeçarja ishte duke e kënduar këngën e saj ‘Love on Top’ kur iu afrua një fansi të saj, dhe ia mori telefonin celular, duke e afruar tek veshi, kinse po fliste me të. Më pas, këngëtarja e famshme amerikane u kthye në qendër të skenës dhe e vazhdoi koncertin, që u ndoq me vëmendje të madhe në kontinentin e ‘Kangurëve’.

Një tjetër fanse e shijoi mbrëmjen, por ajo nuk u kthye në shtëpi duarthatë, pasi e mori për dhuratë një fotografi që e bëri së bashku me këngëtaren.

“Në fakt, unë kërkova nga ajo një foto, kështu që ajo pozoi dhe buzëqeshi, si një person perfekt që është”, deklaroi 15 vjeçarja Valentina. Në këtë koncert nuk u pa bashkëshorti i Beyounces, Jay Z.