Beyonce ndal koncertin për një arsye të veçantë, urimi prekës për binjakët

Fansat e Beyonce përjetuan një moment prekës gjatë ndalesës së katërt të turneut të saj Cowboy Carter në Londër. Konkretisht, ylli 43-vjeçar ndërpreu koncertin e saj për disa minuta për te uruar fëmijët e saj binjakë. Pasi solli Rumin në skenë, ajo u bëri thirrje fansave të saj të bashkonin zërat e tyre për t’u…

ShowBiz

13/06/2025 20:12

Fansat e Beyonce përjetuan një moment prekës gjatë ndalesës së katërt të turneut të saj Cowboy Carter në Londër. Konkretisht, ylli 43-vjeçar ndërpreu koncertin e saj për disa minuta për te uruar fëmijët e saj binjakë.

Pasi solli Rumin në skenë, ajo u bëri thirrje fansave të saj të bashkonin zërat e tyre për t’u uruar fëmijëve të saj ditëlindjen.

“Të gjithë, thoni ‘gëzuar ditëlindjen, Rumi’“, bërtiti këngëtarja. Pranë tyre, vajza e madhe e Beyonce, Blue Ivy, buzëqeshi ndërsa i qendronte prane motrës së saj të vogël.

“Thoni gëzuar ditëlindjen edhe djalit”, shtoi Beyonce. Rumi, duke buzëqeshur, përqafoi nënën e saj.