Beyonce do ende fëmijë
Rrini të qetë. Disa ditë më parë thuhej se Beyonce dhe Jay Z po shkojnë drejt ndarjes, por siç mëson ekskluzivisht HollywoodLife.com, këto ishin vetëm thashetheme. Madje, familja mund të rritet së shpejti. “Ata nuk do të ndahen”, thotë një burim i besueshëm. Madje, këngëtarja amerikane thuhet se dëshiron ta ketë edhe një bebe me…

ShowBiz
Rrini të qetë. Disa ditë më parë thuhej se Beyonce dhe Jay Z po shkojnë drejt ndarjes, por siç mëson ekskluzivisht HollywoodLife.com, këto ishin vetëm thashetheme. Madje, familja mund të rritet së shpejti.
“Ata nuk do të ndahen”, thotë një burim i besueshëm. Madje, këngëtarja amerikane thuhet se dëshiron ta ketë edhe një bebe me reperin e famshëm.
“Beyonce po e konsideron seriozisht mundësinë që t’ia shtojë edhe një vogëlush familjes”, shkruan kjo uebfaqe. Aktualisht, çifti e ka një vajzë, që quhet Blue Ivy, ndërsa duan që t’ia shtojnë asaj një vëlla ose motër, për të mos e lënë të vetme.