Bettel pas vizitës në Prishtinë falënderon krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksmeburgut, Xavier Bettel ka falënderuar krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në vizitën në Prishtinë. Postoi fotografi nga pritjet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Jashtme Donika Gërvalla e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në “X”.…
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksmeburgut, Xavier Bettel ka falënderuar krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në vizitën në Prishtinë.
Postoi fotografi nga pritjet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Jashtme Donika Gërvalla e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në “X”.
Bettel tha se shkëmbimet tona të frytshme janë një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera
“Shkëmbimet tona të frytshme janë një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit të gjatë midis vendeve tona”, ka shkruar kryediplomati i Luksemburgut./Lajmi.net
Thank you @VjosaOsmaniPRKS, @KonjufcaGlauk, @AlbinKurti, @BislimiBesnik, @GervallaSchwarz, @AtifeteJahjaga & @Perparim_Rama for the warm welcome in Pristina
Our fruitful exchanges are a testament to the excellent relations & the longstanding partnership between our countries🇱🇺🇽🇰 pic.twitter.com/21bQ9Y7B8g
— Xavier Bettel (@Xavier_Bettel) November 6, 2024