Betohet për Gjilanin

Lutfi Haziri u betua sot në mënyrë solemne. Ai tha se do të punojë me përkushtim që Gjilani të zhvillohet, që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më të mira dhe mbi të gjitha që Gjilanin ta avancojmë në të gjitha fushat.

Lajme

24/12/2013 16:49

Lutfi Haziri bashkë me këshilltarë komunal ka dhënë betimin në mënyrë solemne.

Haziri me këtë rast tha se do të punojë me përkushtim që Gjilani të zhvillohet, që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më të mira dhe mbi të gjitha që Gjilanin ta avancojmë në të gjitha fushat, raporton rajonipress.

”Ju betohem se do ta forcojë rolin e Komunës së Gjilanit dhe do të angazhohem në mënyrë konkrete që Komuna e Gjilanit të zhvillohet dhe avancohet”.

Haziri tha se tani më shumë se kurrë kemi nevojë që t`i realizojmë kërkesat e qytetarëve.

”Do të punojmë me të gjitha grupimet politike dhe do të fitojmë besimin nga donatorët , derisa do të ketë një buxhet rigoroz dhe të disiplinuar”.

“Gjilanit më shumë se kurrë sot i duhet një unitet për të punuar bashkërisht”.

“Unë dhe këshilltarët komunal e kemi vetëm një detyrë, që t’u shërbejmë qytetarëve me dinjitet”.

Haziri tha se do të jetë i pa kompromis ndaj korrupsionit, krimit dhe dukurive negative.

”Me këtë rast falënderojë të gjitha organet e sigurisë që kanë mundësuar që Gjilani të njihet dhe quhet si qytet i tolerancës ndëretnike, një qytet ku është zhvilluar qetë demokracia dhe ku tranzicioni i tanishëm se Gjilani ka kulturë institucionale”.

Haziri, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka nxjerrë dy vendime. I pari ka të bëjë dhënien e objektit të kryetarit për Muze, ashtu siç kishte premtuar, ndërsa tjetri me emërimin e ushtruesve të detyrës së drejtorëve komunalë, nga radhët e shërbimit civil.