Betohen prokurorët e rinj

17 prokurorë të rinj të emëruar nga Presidentja Jahjga sot kanë dhënë betimin e tyre. Ata sipas Jahjagës do të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit.

Lajme

03/09/2014 18:25

Këshillit Prokurorial të Kosovës sot i janë shtuar edhe 17 prokurorë të rinj, të cilët sot kanë dhënë betimi para Presidentes Jahajga. Këta prokurorë ishin emëruar ditë më parë nga Jahjga, ndërkaq sot në një ceremoni kanë dhënë betimin para të parës së vendit, thuhet në një njoftim nga zyra e Presidentes Jahjaga.

Ajo ditë më parë ka thënë se emërimi i këtyre prokurorëve do të ndikojë në luftën kundër korrupsionit.

“Shtatëmbëdhjetë prokurorë të rinj e kanë dhënë betimin sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes. Emërimi i këtyre prokurorëve është dekretuar nga Presidentja Jahjaga më 22 gusht 2014”.

“Emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84, paragrafi 1, pikat 4 dhe 18, në nenin 109, paragrafi 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 të Ligjit Nr. 03/L-224,për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.