Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së
Janë betuar sot para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani anëtarët e rinj të KQZ-së. Në lidhje me këtë ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së…

Lajme
Janë betuar sot para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani anëtarët e rinj të KQZ-së.
Në lidhje me këtë ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë ceremonisë, anëtarët e rinj u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.