Betohen 344 rekrutë të FSK-së
Janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2025. Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. Aty, përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët institucionalë. Presidentja Vjosa Osmani tha ndër të tjera se kjo është ditë e veçantë për të…

Lajme
Janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2025.
Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. Aty, përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët institucionalë.
Presidentja Vjosa Osmani tha ndër të tjera se kjo është ditë e veçantë për të gjithë Kosovën.
Osmani tha se rekrutët që iu bashkuan radhëve të FSK-së po bëhen pjesë e një misioni të shenjtë të mbrojtjes së atdheut, garantimit të sigurisë si dhe mbështetjes së paqes.