Betisi ofron vetëm 3 milionë euro për Ceballos – presin që Reali t’ua “dhurojë” lojtarin

Real Betisi ka ofruar vetën 3 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.

Sport

16/06/2022 17:46

Mesfushori nuk po gjen hapësirat e nevojshme te “Los Blancos” e për rrjedhojë po e mendon seriozisht largimin, transmeton lajmi.net.

Ceballos nuk u “rehatua” as tek Arsenali para se të kthehej në “Santiago Bernabeu”. Përkundër që u cilësua si lojtar që mund t’i zgjidhte problemet e londinezëve në mesfushë, ai u largua nga “Emirates Stadium” pa shumë zhurmë.

Madrilienët, sigurisht, janë të interesuar t’i dëgjojnë ofertat për të, por shifra prej 3 milionë nuk pritet të merret seriozisht nga ta.

Në anën tjetër, Betisi ende po i mban gjallë shpresat që kampionët e Evropës do të jenë më dorëlëshuar në këtë çështje. /Lajmi.net/