Betimi i Metës si president i Shqipërisë, më 24 korrik
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë për betimin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më datën 24 korrik ora 18.00.

Lajme
Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bazuar në nenin 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Presidentit të Republikës, urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm në datën 24.7.2017, ora 18:00.
Ilir Meta u zgjodh në datën 28 prill në raundin e katërt President i Republikës së Shqipërisë me 87 vota pro dhe 2 kundër.
Për kandidaturën e Metës kishin hedhur firmat 23 deputetë. Në tre raundet e tjera nuk u paraqit asnjë kandidat.
Ilir Meta do të mbajë postin e Presidentit të Republikës për periudhën 2017-2022 . Ai është Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së ish-regjimit komunist në vitin 1990.