Betimi i Faton Pecit bëhet në Qendrën Kulturore të Mitrovicës së jugut, jo tek objekti i komunës

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së jugut. Peci do të betohet si Kryetar pasi arriti që të fitojë në balotazhin e zhvilluar më 9 nëntor. Peci mundi kundërkandidatin e tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri e kësisoj nga sot bëhet drejtues i Mitrovicës së jugut. Peci…

Lajme

12/12/2025 12:00

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së jugut.

Peci do të betohet si Kryetar pasi arriti që të fitojë në balotazhin e zhvilluar më 9 nëntor.

Peci mundi kundërkandidatin e tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri e kësisoj nga sot bëhet drejtues i Mitrovicës së jugut.

Peci i cili drejtoi Ministrinë e Bujqësisë për disa vite dhe ishte pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, tash e tutje fokusin do ta ketë në komunë.

Ceremonia e betimit po zhvillohet në Qendrën Kulturore në Mitrovicën e jugut dhe jo në objektin e komunës./Lajmi.net/