Beteja për ‘GOAT’: Ronaldo, Messi, CR7 dhe Maradona në gjysmëfinalen e madhe

Beteja për më të mirin në histori të futbollit, do të vazhdojë sa të ekzistojë ky sport.

Sport

31/03/2020 16:34

Pele, Dieigo Maradona, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, janë emrat që përmenden çdo ditë nga njerëzit e futbollit, se kush është më i miri në histori të futbollit.

Këtë sfidë e ka aktualizuar Marca, duke bërë një sondazh të madh, ku janë përfshirë shumë sportistë.

U është lënë në dorë ndjekësve të kësaj faqe të madhe sportive, për të vendosur se kush është më i miri në histori të sportit më të dashur në botë.

Pas shumë votimesh, është arritur deri në gjysmëfinale.

Lionel Messi, Ronaldo brazilian, Diego Maradona dhe Cristiano Ronaldo janë gjysmëfinalistët që po kërkojnë finalen.

Tani edhe ju mund të bëheni pjesë e kësaj, duke votuar me një klikim KËTU./Lajmi.net/