Besniku i trashëgimisë
Besnik Tahiri thotë se rritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e trashëgimisë kulturore është imperativ kohor dhe përkushtim i tij personal kur ai ta udhëheqë Komunën e Prishtinës.
Lajme
Kandidati i AAK’së për Kryetar të Prishtinës Besnik Tahiri, vizitoi sot zejtarët dhe objektet e trashëgimisë kulturore, për të prezantuar programin e tij për trashëgiminë kulturore.
Vizioni i Aleancës për Prishtinën për sa i përket ardhmërisë së Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës bazohet në mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin efikas të trashëgimisë kulturore, si një potencial për zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në një komunikatë të AAK’së.
Tahiri theksoi se rritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e trashëgimisë kulturore është imperativ kohor dhe përkushtim i tij personal kur ai ta udhëheq Komunën e Prishtinës.
Tahiri duke u ndërlidhur me potencialet që ofrojnë aktivitete artizanale shtoj se fokus do të jenë revitalizimi i atyre zejeve që e përcaktojnë dhe i japin sens urban dhe estetik qytetit por edhe mundësojnë gjenerimin e të ardhurave nga këto aktivitete.
Ai ka siguruar se objektet e trashëgimisë do të kenë përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm duke kthyer këtë sektor në potencial për zhvillim të ekonomive familjare.
“Ne do të ndërmarrim hapa konkret në subvencionimin dhe stimulimin e tyre. Ndërkaq si të tilla do trajtohen jo vetëm si mundësi reale për zhvillim ekonomik por mbi të gjitha si identitet kulturor”, ka thënë Besnik Tahiri.