Besnik Ukaj vuan nga lekuemia akute, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Besnik Ukaj, 29-vjeçari nga Malisheva po vuan nga një sëmundje e rëndë e njohur si Leukemia akute mieloide.

Lajme

28/08/2018 22:51

Për shërimin e kësaj sëmundje duhet ndërhyrja urgjente e cila kalon shumën prej 100 mijë euro.

 

Andaj, familja ka kërkuar ndihmë për të gjithë ata që kanë mundësitë të kontribuojnë në shërimin e Besnikut.

 

Më poshtë apelin për ndihmë nga familja dhe të dhënat e bankës.

APEL PËR NDIHMË Ky është Besnik Ukaj,29 vjeçar i cili po vuan nga një sëmundje e rënd që kohëve të fundit është shumë e shpeshtë tek ne, nga Leukemia Akute Mieloide. Kostoja e shërimit të kësaj sëmundjeje, që kërkon ndërhyrje urgjente është ajo që kalon shumen prej 100 mijë euro. Besniku duhet ta fillojë trajtimin ne Turqi, atij i duhet ndihma juaj miq pasi qe shuma është mjaft e madhe. Në këtë situatë të vështirë, nuk kemi zgjidhje tjetër përpos t’ju drejtohemi për ndihmë. Miq e familjarë, të gjithë ju që keni mundësi, ndihmat tuaja dërgojini në llogarinë bankare me të dhënat në foto. Ju që nuk keni mundësi, ju lutem shpërndajeni postimin. Miq të mi të mediave, roli juaj është kyç në ndihmën ndaj Besnikut. Unë besoj në shpirtin tuaj humanitar, siç besoj në dëshirën e madhe të Besnikut për ta tejkaluar këtë sfidë. Ju faleminderit Numri i llogarisë për ndihmë është:1501090004084646 Swift code: RBKOXKPRXXX Raiffeisen Bank Kosova