Besnik Tahiri kritikon ashpër VV-në: Ligjet pa debat po përdoren për fushatë zgjedhore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo parti është kundër që projektligjet që janë në rend ditë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në këto momente të shqyrtohen pa debat. Tahiri e akuzoi partinë në pushtet se me këto veprime po përgatiten për zgjedhje, sepse siç thotë ai, asnjëri prej…

Lajme

10/04/2026 17:41

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo parti është kundër që projektligjet që janë në rend ditë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në këto momente të shqyrtohen pa debat.

Tahiri e akuzoi partinë në pushtet se me këto veprime po përgatiten për zgjedhje, sepse siç thotë ai, asnjëri prej këtyre projektligjeve nuk kanë një urgjencë për trajtim.

“Nuk duhet me ndodhë kjo seancë dhe nuk ka asnjë logjikë një votim në ora 17:00 të premten, pa debat dhe pa përfshirje të opozitës. Ka logjikë me kërku shmangie nga procedurat parlamentare, nëse dikush mundet me argumentu urgjencën. Cila është urgjenca? Për çka jemi për ngut? Për çka? Na pe dimë për çka. Urgjenca është përgatitja e platformës politike për zgjedhje. Ma së keqti ju bjen juve qitu që jeni. Kjo është për me u kriju një argument që Qeveria do zotime që i ka pasë, po i kryen me do ligje, ndërsa veprimet konkrete s’janë askund. Pra s’ka urgjencë.” – tha ai.

I ashpër ndaj Vetëvendosjes, ai tha se po tentojnë t’i ikin edhe debatit mes opozitës dhe qeverisë.

“Për një ligj, e keni votën e AAK-së dhe ai ligj është për Lojërat Mesdhetare dhe absolutisht pajtohem që është ligj që ish dashtë me u miratu ma herët. Çfarë urgjence janë ligjet tjera? Nuk ka urgjencë. Por me u ndërtu zotimi që kur dilni në zgjedhje me thanë na e kena bo ligjin në tavan edhe pse i kena çu çmimet në tavan. “ Qëllimi i dytë është mos me pasë debat mes opozitës dhe qeverisë.”/Lajmi.net/