Besnik Hasi zyrtarisht trajner i Anderlechtit
Besnik Hasi është edhe zyrtarisht trajner i parë i Anderlechtit. Gjiganti belg ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë se ia ka besuar postin e kryetrajnerit, ish futbollistit shqiptar, i cili ishte kapiten i kësaj skuadre në të kaluarën. Klubi i trofeshëm e shkarkoi trajnerin holandez John Van den Brom, pas humbjes befasuese nga ekipi anonim…
Sport
Besnik Hasi është edhe zyrtarisht trajner i parë i Anderlechtit. Gjiganti belg ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë se ia ka besuar postin e kryetrajnerit, ish futbollistit shqiptar, i cili ishte kapiten i kësaj skuadre në të kaluarën.
Klubi i trofeshëm e shkarkoi trajnerin holandez John Van den Brom, pas humbjes befasuese nga ekipi anonim Leuven.
Për Hasin, kjo është një eksperiencë e re, pasi deri tash ai ishte ndihmës trajner i këtij klubi. 42 vjeçari kishte luajtur gjashtë sezone në Anderlecht, ndërsa ishte edhe pjesë e ekipit tjetër belg, Genk.
Trajneri gjakovar e ka marrë përsipër një detyrë me peshë, e cila nuk i ishte besuar ndonjë trajneri shqiptar më herët.
Anderlechti aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me pak gjasa për titull të kampionit. Shumë shpejtë, Hasi do të dalë në konferencë për shtyp.