Besnik Hasi rikthehet, bëhet përsëri trajner i skuadrës së Anderlecht

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Besnik Hasi është emëruar trajner tek skuadra e Anderlecht. Drejtuesit kanë shfrytëzuar përfundimin e aventurës së Besnik Hasit në Mechelen, me trajnerin shqiptar që rikthehet tashmë përsëri tek Anderlecht. Dymbëdhjetë vjet më parë, Besnik Hasi mori drejtimin e skuadrës kur John van den Brom u shkarkua pak para play-off-it, duke arritur…

Sport

20/03/2025 10:02

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Besnik Hasi është emëruar trajner tek skuadra e Anderlecht.

Drejtuesit kanë shfrytëzuar përfundimin e aventurës së Besnik Hasit në Mechelen, me trajnerin shqiptar që rikthehet tashmë përsëri tek Anderlecht.

Dymbëdhjetë vjet më parë, Besnik Hasi mori drejtimin e skuadrës kur John van den Brom u shkarkua pak para play-off-it, duke arritur që më pas ta bëjë kampione skuadrën e famshme belge.

Hasi më pas kaloi dy sezone në krye të skuadrës pa arritur të fitojë përsëri titullin. Ai u zëvendësua në verën e vitit 2016 nga René Weiler.