“Besimi i madh e ka bë kryeministrin arrogant – Ai është ashtu, ka dalë e vërteta në shesh”, Haziri për Kurtin dhe pushtetin në Gjilan

Kandidati për deputetë nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për kryeministrin Albin Kurti dhe pushtetin në Gjilan. Haziri në T7 tha se besimi i madh i qytetarëve ndaj tij e ka bërë kryeministrin arrogant. Sipas tij, Kurti i vërtetë është ai, vetëm se tani ka dalë në shesh, ashtu sic është. “Me nepotizëm…

Lajme

04/02/2025 22:04

Kandidati për deputetë nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për kryeministrin Albin Kurti dhe pushtetin në Gjilan.

Haziri në T7 tha se besimi i madh i qytetarëve ndaj tij e ka bërë kryeministrin arrogant.

Sipas tij, Kurti i vërtetë është ai, vetëm se tani ka dalë në shesh, ashtu sic është.

“Me nepotizëm me ndërhyrje, me abuzim në pushtet, balldëska, kunata krejt lidhje të ngushta. Ai e ka pranu publikisht, unë e kom nënshkru për të, ai e ka nënshkru për mu.(flet për kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni).

Besimi i madh nuk guxon me të bë arrogantë, kryeministrin e ka bo arrogant. Ka ndryshu në sjellje, në fjalor, njerëzit po thojnë ashtu. Por unë e di që ai është i tillë, nuk ka ndryshu, po e tregon të vërtetën, ka dalë e vërteta në shesh”, tha Haziri.