Besa Ismaili: Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim
Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në veri të Mitrovicës “ka vetëm mashtrim të Albin Kurtit”. Ajo pyeti se pse “veriu i çliruar nuk e rriti votën” për Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, sot serbët janë jashtë rendit kushtetues dhe kjo i shtron teren “Zajednicës”. “Pse “veriu i çliruar” nuk…

Lajme
Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në veri të Mitrovicës “ka vetëm mashtrim të Albin Kurtit”.
Ajo pyeti se pse “veriu i çliruar nuk e rriti votën” për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj, sot serbët janë jashtë rendit kushtetues dhe kjo i shtron teren “Zajednicës”.
“Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë? Sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim. Andaj. Në politikë, sukseset e rreme kanë këmbë të shkurtra. Askund kjo nuk është më e dukshme se në atë që u trumbetua si “çlirimi i veriut” nga kryeministri Albin Kurti, një aksion i zhurmshëm, i paketuar me flamuj, tensione të rrezikshme dhe deklarata heroike. Por çfarë ndodhi më pas? A u çlirua vërtetë veriu? Kryeministri u mburr se e “çliroi” veriun, por realiteti është se e boshatisi atë edhe më tej. Sot, serbët nuk janë në institucionet e Republikës, nuk janë pjesë e rendit kushtetues, dhe kjo mungesë përfaqësimi institucional e shtron terrenin që Zajednica de facto të realizohet dhe de jure të imponohet jashtë kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës”.
“Ka vetëm një garantues për të mos pasur Zajednicë, e ai është integrimi i plotë i serbeve në institicionet e Republikës. Ç’integrimi ishte situatë e rrezikshme diplomatike e politike, që tensionoi vendin dhe e izoloi ndërkombëtarisht. Me Kurtin, Kosova humbi shansin për integrimin e veriut. Dhe me veriun, Kurti shënoi humbje të besimit politik të qytetarëve të Kosovës. Populli zhgënjehet, por nuk gënjehet gjatë”, ka shkruar ajo në Facebook të dielën.