“Besa Besë…”, atmosferë e zjarrtë në Prishtinë para ndeshjes Kosovë – Mali i Zi

Prishtina po frymon ‘verdh e kaltër’.

Sport

14/10/2019 19:59

Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020, ku në ‘Fadil Vokrri’ pret Kombëtaren e Malit të Zi.

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në fillim të ndeshjes, atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron në Prishtinë.

Në qendër të Prishtinës janë mbledhur një numër i madh tifozësh, duke kënduar e kërcyer, për të shndërruar në festë këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kosovës./Lajmi.net/