Bes Kallaku pranon: Kjo është e vetmja arsye pse do ta lija Xhensilën (Video)
Besi, njësoj si dhe Skifteri, personazhi që luan në “Portokalli”, i ka shumë qejf makinat. I ftuar në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në “ABC News”, në orën 18:00, ai ka folur pikërisht për këtë pasion të tijin dhe dëshirën për ta mbajtur automjetin sa më të pastër.

ShowBiz
Duket se Xhensila është “armikja” e tij më e madhe pasi ia bën gjithnjë pis. Si një i fiksuar pas pastërtisë së makinës, Besi ka rrëfyer një histori duke u shprehur se do të ndahej nga e dashura e tij vetëm për këtë fakt, sepse gjithnjë i bën pis makinat e tij të reja.
“Ishim duke udhëtuar me makinë, por Xhensilës i hahej bakllava. Shkuam e blemë dhe ndërkohë që unë isha duke paguar, shikoj që Xhesi në makinë kishte filluar ta hante. Sapo kthehem e mbylli direkt kapakun por nga nxitimi u derdh pak sherbet. Një herë tjetër ka ndodhur me një lëng frutash me shumë sheqer, u derdh, u fut te kambio dhe kërciste. Mbaroi kjo, prapë me akullore. I thashë njëherë që kur të blija makinën tjetër nuk e di se çfarë do të bëja po të ndodhte prapë. E blemë makinën tjetër, shkuam në Rinas ta merrnim. Ndërkohë që unë po flisja me atë zotërinë që e solli, shoh Xhensilën që kishte hapur dy-tre pako sheqer në makinë. I thashë: Po ç’bën, a ke Zot, sa herë të kam thënë jo me sheqer se ngrin makina? Sikur të mos mjaftonte kjo shkojmë marrim mamin e Xhensilës në shtëpi me makinën e re. Sa e pashë me sheqer në dorë ika. Nëse një ditë do ta lija Xhensilën do ishte se do më bënte sërish pis makinën”,- ka treguar Besi me humor.
Ndërsa Xhensila zbulon detajet e dasmës në intervistën e fundit për ‘Mirage’./Lajmi.net/
