Bernie Sanders e ktheu memen e famshme në një veshje komode për një qëllim të madh

Nëse keni harruar dorezat e ngrohta para se të dilni nga shtëpia, Bernie Sanders ju kujton se është koha për t’u ndier ngrohtë. Dhe jo vetëm me dorezat, por edhe me xhupin e tij të famshëm, i cili u shit menjëherë pas shfaqjes së senatorit në promovimin e Presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Bota

26/01/2021 20:52

Senatori u bë një sensacion mbarëkombëtar, pasi të gjithë telespektatorët që e ndoqën nga shtëpia inaugurimin presidencial, e shndërruan në një meme Sandersin.

Kaq u desh që rrjeti të pushtohej nga memet më të përhapura të 2021.

Në përgjigje të fotografisë së famshme, me autor Brendan Smialowski për Getty Images dhe në vijim me stuhinë e memeve që pasuan, ekipi i Sanders mori përsipër ta shndërronte foton e senatorit në një bluzë komode.

Siç e shihni, bluza ka të stampuar foton e Sanders që pushtoi rrjetin, por megjithatë nuk është ky qëllimi më i madh.

“Chairman Sanders Crewneck” është një projekt ekskluziv, i cili do të shpërndajë bluza me memen e Sanders.

100 për qind të ardhurat që do të mblidhen nga fushata Sanders do të shkojnë për familjet në nevojë, në Wheels Vermont.

Kjo do të thotë që ne mund të mbështesim një kauzë shumë të rëndësishme, por gjithashtu i japim një tendencë të re stilit në një prej momenteve më të paharrueshme në inaugurimin presidencial.

Nga ana e tij, Senatori pati një reagim të jashtëzakonshëm kur mësoi se në lidhje me memen e re do të ketë edhe bamirësi.