Bernardo me lëvdata për Haaland: I vetmi që i afrohet Cristiano Ronaldos
Bernardo Silva ka thurur lëvdata për shokun e tij të skuadrës, Erling Haaland. Ylli portugez i Manchester City, Bernardo beson se Erling Haaland është lojtari i vetëm që i afrohet Cristiano Ronaldos. Këto komente vijnë nga një lojtar që me Ronaldon luan në nivel kombëtaresh. “Kurrë si dihet çfarë do të ndodh, Erling është akoma…
Sport
Bernardo Silva ka thurur lëvdata për shokun e tij të skuadrës, Erling Haaland.
Ylli portugez i Manchester City, Bernardo beson se Erling Haaland është lojtari i vetëm që i afrohet Cristiano Ronaldos.
Këto komente vijnë nga një lojtar që me Ronaldon luan në nivel kombëtaresh.
“Kurrë si dihet çfarë do të ndodh, Erling është akoma i ri, ka shumë për të bërë, por mentalitetin e ka aty”, ka thënë Bernardo, transmeton lajmi.net.
“Unë luaj me Erling, kështu që shpresoj ta bëjë. Por, standardet janë të larta – Cristiano ka fituar pesë topa të artë, gjashtë Champions League – por jam i mahnitur nga Erling. Sinqerisht, duke folur me shokë, ju them se ai është i vetmi që i afrohet Ronaldos, në aspektin e të diturit se ku është topi dhe ku do të përfundojë në zonë”, shtoi portugezi, i pyetur nëse Erling mund t’i arrijë nivelet e CR7.
Bernardo dhe Erling Haaland sonte do të kenë një test të vështirë, kur përballë do të kenë skuadrën e Liverpool. /Lajmi.net/